Ushtria ruse: Misioni aktual në Ukrainë është vendosja e kontrollit të plotë në Donbas dhe Ukrainën jugore

Zëvendës komandanti i Qarkut Qendror Ushtarak të Forcave të Armatosura Ruse, Rustam Minnekayev tha se detyra e fazës së dytë të ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë është të ruajë kontrollin e plotë në Donbas dhe Ukrainën jugore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të mediave ruse, Minnekayev, në fjalimin e tij në takimin e industrisë së mbrojtjes të rajonit Sverdlovsk theksoi se ushtria ruse dy ditë më parë kishte hyrë në fazën e dytë të “operacionit special ushtarak” në Ukrainë.

“Një nga detyrat e ushtrisë ruse është të ruajë kontrollin e plotë në Donbas dhe Ukrainën jugore”, tha Minnekayev.

Tërhoqi vëmendje Transnjistria në Moldavi

Minnekayev tha se kontrolli mbi Donbasin do të bëjë të mundur krijimin e një korridori tokësor për në Krime dhe do të ndikojë në elementët vitalë të Ukrainës. “Kontrolli i jugut të Ukrainës do t’i sigurojë popullatës rusisht-folëse një rrugëdalje në Transnjistria, ku janë realitetet e shtypjes”, tha ai. /aa