Ushtria Siriane e quan vendosjen e grupeve të armatosura nga SDF-ja në Halep “përshkallëzim të rrezikshëm”

Ushtria Siriane e quajti të hënën vendosjen e grupeve të armatosura nga organizata terroriste YPG/SDF në provincën lindore të Halepit në Siri, një “përshkallëzim të rrezikshëm”, duke paralajmëruar se çdo veprim nga këto grupe do të përballet me “një përgjigje të ashpër”, transmeton Anadolu.

“Po kryejmë një vlerësim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm të situatës në terren”, shtoi ajo.

“Nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtij përshkallëzimi të rrezikshëm”, paralajmëroi komanda.