Ballina Lajmet Kosovë Vajza e mitur dyshohet se u sulmua seksualisht nga një i mitur...

Vajza e mitur dyshohet se u sulmua seksualisht nga një i mitur në Lipjan

Një burrë ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur është sulmuar seksualisht nga një i mitur në Lipjan.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti është duke u hetuar.

“Lipjan 30.09.2025-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur, dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i mitur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./