Vazhdojnë dërgesat e drithërave ukrainase sipas marrëveshjes së arritur në Stamboll

Tre anije të tjera u larguan nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes së eksportit të drithërave të nënshkruar në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, një anije u nis nga porti Pivdennyi në qytetin Yuzhne të Ukrainës dhe dy anije u nisën nga porti Odesa.

Qendra e Përbashkët e Koordinimit në Istanbul do të inspektojë gjashtë anije, duke përfshirë edhe anijet që janë rrugës për në Ukrainë.

Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul më 22 korrik për të rifilluar eksportet e drithërave nga portet ukrainase në Yuzhny, Chornomorsk dhe Odesa të Detit të Zi, të cilat u ndërprenë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe nga OKB-ja është ngritur në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat. Që kur anija e parë u largua nga Ukraina sipas marrëveshjes më 1 gusht, mbi 723.000 tonë drithëra ukrainase janë dërguar në tregjet botërore. /aa