Vazhdojnë gjobat për kundërvajtësit, mbi 1 mijë tiketa për 24 orë

Policia e Kosovës edhe në 24 orët e fundit është treguar strikte në zbatimin e ligjit të ri sa i përket shkeljes së rregullave të komunikacionit.

Në këtë periudhë, ka shqiptuar 1 mijë e 93 gjoba, shkruan Indeksonline.

Tutje, sipas raportit policor, kanë ndodhur 31 aksidente, prej tyre 9 me të lënduar dhe 22 pa lëndime në njerëz.

Po ashtu, për 24 orë janë arrestuar 23 persona, 7 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.