Vazhdojnë protestat kundër së djathtës ekstreme në Gjermani

Dhjetëra e mijëra njerëz kanë vazhduar të dalin për të protestuar kundër të djathtës ekstreme në qytete anembanë Gjermanisë, raporton agjencia “AP”.

Turmat e së dielës ishin të fundit në një seri protestash që kanë marrë vrull ditët e fundit. Ato vijnë pas raportimeve që ekstremistët e krahut të djathtë janë takuar për të diskutuar deportimin e miliona emigrantëve, përfshirë edhe të atyre që kanë nënshtetësi gjermane. Policia thotë se një protestë e së dielës në qytetin perëndimor të Koelnit të Gjermanisë tërhoqi përsëri dhjetëra mijëra njerëz. Një demonstratë pritej edhe para parlamentit në Berlin dhe qytete të tjera gjermane. /koha