Protestat në Los Angeles të SHBA-së kanë vazhduar në mbështetje të emigrantëve pa dokumente të arrestuar nga Zyra e Imigracioni dhe Doganave (ICE), raporton Anadolu.
Demonstruesit u mblodhën në vende të shumta për të dënuar operacionet e agjencisë ICE, e cila sipas tyre, shënjestron në mënyrë të padrejtë individët që zbatojnë ligjin dhe kontribuojnë në ekonominë lokale.
Protestat shpërthyen të premten e javës së kaluar pasi agjentët e ICE-së bastisën bizneset lokale dhe arrestuan qindra persona nën dyshimin se jetojnë ilegalisht në SHBA.
Administrata e presidentit Donald Trump ka vazhduar të kryejë bastisjet duke mos i marrë parasysh kundërshtimet e komunitetit.
Kritikët e bastisjeve thonë se ICE po ndjek emigrantët pa dokumente që zbatojnë ligjin, të cilët janë një pjesë thelbësore e komunitetit dhe ekonomisë lokale, në vend që të ndjekë kriminelët për të cilët Trump u zotua se do t’i deportojë gjatë fushatës së tij vitin e kaluar për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.






