Nxënësit e Shkollës fillore “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë nga klasa e parë deri të nëntën tash e disa ditë nuk po mbajnë mësim. Shkak i këtij bojkoti është një vendim i kuvendit komunal të Fushë Kosovës për zhvendosjen e rreth 1 mijë e 200 nxënësve, nga shkolla fillore “Mihal Grameno” në shkollën “Daut Bogujevci”, objekt ky i destinuar për nxënësit e kësaj të fundit.
Derisa prindërit edhe nxënësit janë duke e kundërshtuar një vendim të tillë me bojkot të procesit mësimor deri në vendimin e ri të Komunës së Fushë-Kosovës, kjo e fundit po bënë ‘sehirë’, duke mos marrë asnjë veprim.
Letra e plotë e Këshillit të Prindërve të “SHFMU Daut Bogujevci”
Këshilli i prindërve te SHFMU DAUT BOGUJEVCI, kerkon dhe ben apel te të gjitha organet qe te shqyrtohet kerkesa e prinderve, ne menyre qe te nderpritet bojkoti dhe te filloj procesi mesimor. Pas nje jave bojkot te procesit mesimor, akoma nuk kemi zgjidhje dhe bojkoti do te vazhdoj edhe me tutje deri ne plotesimin e kerkeses se prinderve qe ne objektin e ri shkollor te vijojne mesimin te gjithe nxenesit e SHFMU DAUT BOGUJEVCI, ne nje nderrim e pastaj ne nderrimin tjeter te organizohet mesimi edhe per nxenesit e SHFMU MIHAL GRAMENO.
Me Respekt
Keshilli i Prinderve…








