Vazhdon pritja, Vetëvendosja dhe LDK-ja nga nesër takime të çdoditshme

Pas mbledhjes së dy liderëve, të VV-së e LDK-së, kanë folur para mediave Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti derisa të dy këta thanë para mediave se janë dakorduar në mbledhjen e sotme që të vazhdojnë takimet.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se me VV-në kanë vendosur një standar të ri të komunikimit të ndërsjelltë, duke i informuar me detaje për marrëveshjen.

“Ju keni parë prej 6 teorit kemi vendosur një standard të ri të komunikimit të ndërsjelltë mes dy subjekteve po edhe me qytetarët duke i informuar me detale, kemi pas një takim të gjatë po mjaft konstruktiv për të shkëmby të gjitha pozicionet tona për marrëveshje. Jemi dakordu që të vazhdojmë takimet në baza ditore.

Takim të rëndësishëm e konsideroi atë mes Mustafës e Kurtit edhe Glauk Konjufca i VV-së.

“Pajtohem që ishte një takim shumë I rëndësishëm në përpjekje për të gjetur marrëvshej dhe pikërisht se I kemi shtru të gjitha opsionet e mundshme dhe janë diskutuar plotë mënyra të zgjidhjes, ndaj që kemi pa avancim, u pajtuam që takimet tona të jenë më të shpeshta, në të ardhmen dhe pikërisht për këtë arsye nesër sërish do të takohemi që të vazhdojmë ku e lamë sonte, me të cilat përfunduam takimin”, tha ai, derisa shtoi se do të ketë takim edhe nesër.

“Për takimin e nesër, ku takim nuk do të ndiodhet nëse pozicionet tona nuk do të afroheshin, ka një dakordim në mes të dy palëve që marrëveshja të arrihet, mund të ju them që jemi të paknaqur me ndrërrimin e kësaj date, për arsye se presidenti nuk ka dhënë asnjë arsye me kë ka biseduar. Ne kemi dyshimet tona qysh është ndërru kjo datë, kishet me qenë mirë cilat janë ato parti që mos me qenë data 24 po 26, pavarëisht kësaj data 26 është edhe dy javë ditë ne deri atë dditë do të merremi vesh”, shton ai.

Konjufca megjithatë nuk e ka sqaruar se cfarë marrëveshje kanë arritur për pozitën e presidentit.