Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, konfirmohen 304 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 10.042 testime, 304 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.134.

Në total numri i rasteve aktive është 1.552.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.103 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.692.762 doza të vaksinës.

Deri më sot 789.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.