Vdekja e refugjatëve, pjesëtarët e sigurisë ia vunë zjarrin qendrës së refugjatëve në Meksikë

Autoritetet në Meksikë kanë njoftuar se tetë persona janë të dyshuar për zjarrin në qendrën e refugjatëve, që la të vdekur 39 persona.

Zyrtarët kanë fajësuar kompaninë private të sigurimit në qendrën e refugjatëve në kufi me Teksasin.

Deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë, por autoritetet kanë thënë se do të lëshojnë katër urdhërarreste, përfshirë ndaj një refugjati, i cili dyshohet se është pjesë e një grupi që shkaktuan zjarrin.

Autoritetet kanë thënë se ky refugjat ka dëmtuar kamerën e sigurisë brenda qelisë ku u shkaktua zjarri.

Të dyshuarit që kanë dëshmuar janë dy zyrtarë të Policisë federale, një i qendrës së refugjatëve dhe pesë anëtarë të sigurimit privat.

Në pamjet e siguruara, pjesëtarët e sigurimit nuk bëjnë asnjë përpjekje për t’i hapur dyert e qelive dhe tentojnë të ikin.

Autoritetet kanë thënë se viktimat janë nga Guatemala, Hondurasi, El Salvadori, Venezuela, Kolumbia dhe Ekuadori. /koha