“Vdekje armiqve të Amerikës”, thotë anti-myslimani para gjykatës

Ka dalë para gjykatës i dyshuari që sulmoi gruan me mbulesë.

I dyshuari që akuzohet për therje vdekjeprurëse të dy persona në një tren në Oregon, pasi ata intervenuan për të mbrojtur dy vajza myslimane është paraqitur para gjykatës.

Jeremy Joseph Christian, 35 vjeç përballet me akuzat e vrasjes, tentim vrasjes, kanosje dhe posedim të armës, transmeton portali arbresh.info.

Gjatë paraqitjes së tij të shkurtër, ai bërtiti slogane të tilla si: “Ju e quani atë terrorizëm, unë e quaj atë patriotizëm”.

Ai gjithashtu mund të dëgjohej duke bërtitur “Vdekje armiqve të Amerikës”.

“Largohuni nga ky vend nëse urreni lirinë tonë – vdekje për antifa”, tha ai, duke përdorur një shkurtim të përbashkët për lëvizjen antifashiste.

Ai do të paraqitet sërish në gjykatë me 7 qershor.

Presidenti Donald Trump ka thënë se sulmi i javës së shkuar është “i papranueshëm”.