Vdekje e dyshimtë në Viti, viktima gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Në Viti gjatë ditës së djeshme është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrethana ende të panjohura, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, viktima i gjinisë mashkullore.

Vdekjen e tij e ka konstatuar edhe mjeku.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.