Një foshnjë ka ndërruar jetë për shkak të ftohtit të rëndë që po përfshin Rripin e Gazës, ndërsa mungesa e ndihmave për shkak të kufizimeve izraelite dhe pamundësia për ngrohje po përkeqësojnë kushtet e jetesës.
Burime mjekësore kanë treguar për agjencinë e lajmeve Wafa se foshnja 27-ditëshe, Aisha Ayesh al-Agha, vdiq në Khan Younis, në jug të Gazës.
Ky rast rrit në tetë numrin e fëmijëve që kanë humbur jetën në Rripin e Gazës për shkak të temperaturave ekstreme që nga fillimi i dimrit. /mesazhi







