Vdes i burgosuri kroat që piu helmin në Gjykatën e Hagës (Video)

I burgosuri i Hagës Slobodan Praljak ka vdekur në spital pasi ai piu helmin.

Praljak i cili sot piu helm në bankën e të akuzuarve në Hagë, thuhet se ka vdekur në spital, shkruan  “Mirror” e Britanisë.

Ngjarja ndodhi kur ai po kundershtone dënimin me 20 vjet burgim në vitin 2013 për krime. Pasi dëgjoi se dënimi i tij ishte mbështetur këtë javë, ai i tha gjyqtarit: “Kam marrë helm.”

Slobodan Praljak ishte një nga gjashtë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës përpara gjykatës.