Vdes këmbësori i lënduar në komunikacionin e Sibovcit të Podujevës

Dy persona kanë vdekurën në Podujevë në 24 orët e fundit si pasojë e aksidenteve në trafik.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur këmbësori i cili ishte lënduar me datën 8 nëntor në fshatin Sibovc të Podujevës.

“Lidhur me rastin e datës së lartcekur, si pasojë e aksidentit, viktima mashkull K/Shqiptar –këmbësor i lënduar rëndë nga dita e aksidentit e deri më sot gjendej në repartin inteziv në QKUK-së Prishtinë.  Më datë 15.11.2019 rreth orës 18:25 është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka vdekur në QKUK-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Policia ka dhenë disa detaje edhe për aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në Lluzhan.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka marr viktima mashkull K/Shqiptar drejtues i njërit automjet si dhe lëndime trupore kanë pësuar edhe një mashkull K/Shqiptar-drejtues i  automjet tjetër dhe një pasagjer mashkull K/Shqiptar. Të lënduarit janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.