Vdes në QKUK i aksidentuari para një jave në Deçan

Si pasojë e një aksidenti në Deçan një person ka ndërruar jetë në QKUK.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ishte duke u trajtuar si pasojë e një aksident trafiku, mirëpo nuk ka arritur të mbijetojë.

Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion.

Aksidenti ka ndodhur me 24 gusht, por që viktima gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë.