Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar 2 javë më parë në Lipjan

Policia ka deklaruar se një vdekur një person nga aksidenti i pësuar dy javë më parë në Lipjan.

Siç raportohet ai ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Rr. Bajram Gashi, Lipjan 04.08.2023 – 15:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e aksidentit, me datën 16.08.2023 ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.