Vdes një person nga Shtimja në Zvicër, ishte i prekur me Covid-19

Një person nga fshati Petrovë në komunën e Shtimës dje ka ndërruar jetë në Zvicër.

Ai ishte i prekur me koronavirus.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga komunë e Shtimes.

Ndyshe, mbrëmë edhe një rast i ri me koronavirus është shënuar në këtë komunë.

Sipas njoftimit Shtabi Emergjent Lokal në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera kanë marr të gjitha masat për mbrojtje nga COVID-19.