Vdes një person pasi ra nga çatia e një shtëpie

Një person ka vdekur, pasi derisa ishte duke punuar ka rënë nga çatia e një shtëpie.

Rasti ka ndodhur të martën në Novobërdë dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.

“Novobërdë 21.05.2024-10:25. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga çatia. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK ku ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në raportin e policisë.