Vdes traktoristi në Klinë, në gjendje të rëndë edhe dy persona të tjerë

Aksidenti mes dy automjeteve furgon dhe një traktori ka përfunduar me fatalitet, sot në Gremnik të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmar se ngasësi i traktorit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjerët e viktimës kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

“Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën ngasësi i traktorit. Dy të lënduarit të cilët kanë qenë me viktimën kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë”, tha Gashi.

Ai shtoi se në vendngjarje po qëndrojnë të gjitha njësitët e nevojshme për t’i sqaruar rrethanat e aksidentit.