Vdiq këmbësori që u godit një javë më parë nga vetura në Llaushë

Ka vdekur një këmbësor i cili ishte goditur nga vetura në fshatin Llaushë të Skenderajt një javë më parë, raporton teve1.info

Lajmin për teve1.info e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Sot rreth orës 11:00, nga ShSKU-ja, është raportuar se viktima këmbësori 49-vjeçar, i aksidentuar më datë 27 dhjetor 2023 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar Zahiti.