Vdiq në vendin e punës, policia jep detaje për rastin e 18-vjeçarit në Ferizaj

Një 18-vjeçar ka humbur jetën ditën e shtunë në Ferizaj, derisa ishte duke punuar.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje mbi ngjarjen tragjike, duke njoftuar se i riu derisa ishte duke punuar i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.

Sipas mjekëve, vdekja e tij ka qenë natyrore megjithatë hetimet vazhdojnë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QE-Ferizaj, ku dyshohet se derisa ka qenë në vendin e punës i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Sipas mjekëve, vdekja është natyrore megjithatë njësitet policore janë duke kryer hetimet lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trup i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion