Vdiqën ato gra…?!

Tha: vdiqën ato gra që në ora 5 të mëngjesit e kishin gati brumin e bukës dhe në ora 6 haje bukë të nxehtë!
Vdiqën ato gra që në ora 7 të mëngjesit e kishin fshirë oborrin!
Vdiqën ato gra që nuk e nxjerrnin mysafirin pa bukë!
Vdiqën ato gra që i përcjellnin burrat në punë!
Vdiqën e vdiqën..!
I admiroj për zotësinë e tyre, por mos harrojmë se:
Lindën gra të cilat na u bënë mjeke, mësuese, teologe, inxhiniere e më shumë..
Lindën gra të cilat pos punëve të shtëpisë i ndihmojnë shoqërisë ku jetojnë, madje në forma të ndryshme!
Lindën gra që edukojnë breza të rinjë, janë të ngulfatura me punë, me detyra shtëpije për fëmijë, me kurse e me shumë punë tjera.
Lindën gra që me një këmbë përkundin djepin me llampë lexojnë librin, se nesër kanë provim, ose ligjeratë e seminare të ndryshme.
Pra mos i ulim vlerat e asnjë kohe sepse gratë e zonja kanë ditë të japin fryte çdoherë!
Zoti i shpërbleftë 🌹

Emine Bajrami