Vedat Muriqi tregon vlera të njeriut, kundërshtari pësoi tronditje ai u ndal dhe i ndihmoi

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi po kalon në një sezon fantastik në La Liga me ekipin e Mallorcas.

Dje gjatë ndeshjes Valladolid – Mallorca, e vlefshme për xhiron e 28-të, ndodhi një moment interesant që ka bërë të gjithë tifozët të reagojnë në rrjetet sociale, shkruan Lajmi.net

Kur bashkëlojtari i tij, Morlanes shënoi golin për 1 me 2, Muriqi nuk festoi me lojtarët por i ndihmoi një futbollisti kundërshtar, i cili kishte pësuar tronditje nga goditja që mori me topin.

Kujtojmë që Muirqi deri tani në La Liga ka shënuar 12 gola dhe vazhdon të jetë një nga sulmuesit më në formë aktualisht në Spanjë.