Vedat Muriqi zgjidhet futbollisti më i mirë i viti në Kosovë

Sulmuesi Përfaqësueses së Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2022 në Kosovë gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Sot ( shtunë), FFK është duke mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Laureatët e Vitit.

Pas disa fjalimeve falënderuese dhe sukseseve nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe disa figurave tjera të rëndësishme të sportit, erdhi radha e ndarjes së çmimeve.

Çmimi kryesor si “Futbollisti i Vitit” shkoi për sulmuesin e Dardanëve dhe Mallorcas, Vedat Muriqi.

Kjo ishte hera e dytë radhazi që ky çmim shkon për djaloshin prizrenas.

Në anën tjetër, futbollisti më i mirë në Superligën e Kosovës u zgjodh Armend Thaqi.