Vendet afrikane tërheqin diplomatët nga Izraeli, bëjnë thirrje për armëpushim

Afrika e Jugut dhe Çadi kanë njoftuar se do të tërheqin diplomatët nga Izraeli në përgjigje të luftës Izrael-Hamas.

“Qeveria e Afrikës së Jugut ka vendosur të tërheqë të gjithë diplomatët e saj në Tel Aviv”, ka thënë ministri Khumbudzo Ntshavheni të hënën në një konferencë për shtyp.

“Kabineti ka vënë në dukje gjithashtu deklaratat e vazhdueshme përçmuese të ambasadorit izraelit në Afrikën e Jugut për ata që po kundërshtojnë mizoritë dhe gjenocidin e qeverisë izraelite”, tha Ntshavheni.

“Një gjenocid nën mbikëqyrjen e komunitetit ndërkombëtar nuk mund të tolerohet”, ka vlerësuar Ntshavheni gjatë konferencës.

Qeveria e Afrikës së Jugut gjithashtu është shprehur ashpër në dënimin e saj të operacioneve të Izraelit në Gaza.

“Është një krim lufte për Izraelin që të shënjestrojë civilët palestinezë në spitale, ambulanca, shkolla, ndërtesa banimi dhe në makinat e tyre private”, tha ministria e jashtme të shtunën.

Ministria përsëriti thirrjen e Afrikës së Jugut për një “armëpushim të menjëhershëm”. Ndërkohë, Çadi tërhoqi ambasadorin në Izrael më 4 nëntor si reagim ndaj konfliktit në Gaza, sipas një deklarate të postuar në Facebook nga Ministria e Punëve të Jashtme të Çadit.

Vendimi për të tërhequr diplomatin e lartë për konsultime u cilësua si “indinjatë” për konfliktin në vazhdim.

/abcnews