Vendimi për heqjen e gjobave rezulton me mbi 8 mijë vetura të regjistruara

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka theksuar se vendimi për regjistrimin e të gjitha llojeve të veturave, pa paguar gjobë, ka rezultuar me mbi tetë mijë automjete të regjistruara.

Sipas tij qytetarët pikërisht si pasojë e gjobave të grumbulluara nuk kanë mundur t’i regjistrojnë automjetet e tyre, duhet të shfrytëzojnë këtë të drejtë pasi koha për faljen e gjobave si pasojë e mos-regjistrimit është e limituar.

Ndryshe vendimi në fjalë u morë javë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku thuhej se qytetarët që nuk arritën të regjistronin veturat e tyre për vite me radhë për shkak të gjobave, mund ta bëjnë tani në të gjitha sportelet e Agjencisë për regjistrimin civil pa paguar fare gjobë.

Postimi i plotë:

Vendimi për regjistrimin e të gjitha llojeve të automjeteve, pa paguar gjobë, të cilin e kam marr javë më parë ka rezultuar me mbi 8 mijë automjete të regjistruara.

Qytetarët të cilët si pasojë e gjobave të grumbulluara nuk kanë mundur t’i regjistrojnë automjetet e tyre, duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, meqë koha për faljen e gjobave si pasojë e mos-regjistrimit të automjeteve në kohën e paraparë është e limituar.