Veseli: Me krenari kujtojmë heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Kryeparlamentari në detyrë, Kadri Veseli, ka vendosur sot kurora lulesh në vendin ku para 30 vjetësh kanë rënë dëshmorë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Në llogarinë e tij të Facebook-ut ai ka postuar disa imazhe nga dita e sotme, të cilëve u ka bashkangjitur edhe fjalët si më poshtë:

Në 30 vjetorin e rënies, sot me krenari kujtojmë heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Ata ishin paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushkët e para të lirisë. Kombi jonë do të jetë krenar për ta dhe do të përulet para gjithë heronjve të rënë në luftën për liri”.