Një sondazh i realizuar nga Reuters në bashkëpunim me Ipsos tregon se vetëm një në katër amerikanë mbështet sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Sipas rezultateve, 43 për qind e të anketuarve janë shprehur kundër luftës, ndërsa 29 për qind kanë deklaruar se janë të pasigurt.
Mbështetja është më e lartë në mesin e republikanëve, por jo dërrmuese: 55 për qind e tyre kanë thënë se i mbështesin sulmet, 13 për qind janë kundër dhe 32 për qind janë të pavendosur.
Një e dhënë e rëndësishme nga sondazhi është se rreth 42 për qind e republikanëve do të ishin më pak të prirur ta mbështesnin operacionin nëse ai do të çonte në vrasjen ose plagosjen e trupave amerikane në Lindjen e Mesme. /mesazhi








