Veterani i UÇK-së bie nga kati i katërt i një ndërtese

Një 62-vjeçar, ish-ushtar i UÇK-së, ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese.

Rasti ka ndodhur në Kaçanik ku personi në fjalë derisa ishte duke i pastruar shkallët, ka rrëshqitur, njofton Klan Kosova.

Ai është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë qytet dhe nga aty është transferuar në QKUK në Prishtinë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.