Vetura e re sportive elektrike e Honda-s do të debutojë muajin e ardhshëm

Honda do të prezantojë disa produkte dhe teknologji të reja në Panairin e Lëvizshmërisë në Japoni duke përfshirë një makinë të re sportive elektrike që do të jetë “produkti më i rëndësishëm” i ekspozitës.

Sipas Honda-s, makina e re sportive elektrike do t’i mundësojë shoferit të përjetojë gëzimin e pastër të drejtimit

Gjithashtu në këtë panair Honda do të prezantojë konceptet SUSTAINA-C dhe Pocket, të projektuara për të përdorur burime të kufizuara.

Produkte të tjera për sa i përket veturave elektrike që do të bëjnë debutimin e tyre botëror përfshijnë modelin Honda CI-MEV.