Një grua e moshës 68-vjeçare pa vdekur pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.
Rastin për Indeksonline e kanë konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku tha se shoferi i automjetit, 55-vjeçar, e ka goditur këmbësoren në vendkalimin e shënuar për këmbësor.
“Me datë 07.02.2025 rreth orës 11:28 ,ngasësmashkull, 55 vjeçar me automjetin e tij ishte duke lëvizur në shiritin e djathtë të rrugës dy shiritore një kahore të rrugës “Ekrem Rexha” në Prizren, ai nuk vëren këmbësoren e cila ishte duke kaluar rrugën në vend kalimin shënuar për këmbësor dhe e godet atë me automjet.
Si pasoje e aksidentit këmbësorja femër rreth 68 vjeçare, pëson lëndime trupore e cila nga autoambulanca dërgohet në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit.
Sipas mjekut kujdestar këmbësorja ka lëndime te renda trupore, rrezik për jetë dhe e njëjta është dërguar për tretman të mëtejm në Q.K.U.K, në Prishtinë.
Коса ће поново израсти! Заборавићете на ћелаву тачку
Kossalin
by Taboola
Për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që ngasësi i lartcekur të mbahet për 6 orë në stacion deri sa të konfirmohet gjendja shëndetësore e këmbësores”, ka thënë Bytyqi për Indeksonline.
Ndërsa ka bërë të ditur se rreth orës 17:15 nëpërmjet telefonit nga QKUK Prishtinë, policia ka pranuar informatën se këmbësorja e lënduar si pasojë e aksidentit kishte vdekur.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit ndalohet për 48 orë në qendrën e ndaljes në Polici.