Vetura përplas për vdekje një këmbësor në Drenas

Një këmbësor ka humbur jetën, pasi që është goditur nga një veturë në lëvizje, sot në rrugën “Xhevat Dogani” në Drenas.

Viktima, ka pësuar lëndime të rënda, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve, ku i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK.

Lajmin për teve1.info e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, e cila tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë rast, Ahmeti ka njoftuar se shoferja që ka goditur viktimën është arrestuar.

“Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja e automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar”, tha Ahemti.