Vetura përplaset me kamionin në Gjakovë, vdes një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

Si pasojë e plagëve të marra në aksident, ka vdekur një person.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 10:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një kamion dhe një veturë. Për pasojë një person, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka bërë me dije ai.