Vidhen 14 modele Edge të Fordit në fabrikën e Kanadës – vlera e dëmit arrin mbi 465 mijë dollarë

Autoritetet kanadeze kanë konfirmuar se katërmbëdhjetë modele Edge janë vjedhur nga një fabrikë e Fordit.

Kjo ngjarje vjen pas një rasti tjetër të ngjashëm në Michigan, ku janë vjedhur modele Mustang dhe Ford-150 Raptors.

Bëhet e ditur se hajdutët kanë arritur të vjedhin gjithsej 14 modele Edge brenda një nate në fabrikën e Ontarios, vlera e të cilave arrin në 465,800 dollarë.

Policia e vendit ka konfirmuar se krimi ka ndodhur natën e 7 ose 8 janarit, megjithatë hetimet ende po vazhdojnë.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar nën dyshimin për vjedhje, por disa persona janë ndaluar për posedim të veturave të vjedhura.