Vietnam, 183 të vdekur në aksidente trafiku gjatë festës 9-ditore

Të paktën 183 persona kanë vdekur në aksidente të trafikut në Vietnam gjatë festës 9-ditore të Vitit të Ri Lunar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vietnami çdo vit feston Vitin e Ri Lunar në javën e parë të shkurtit, i cili zgjat më shumë se një javë.

Mediat lokale raportuan se gjatë pushimeve 9-ditore, respektivisht nga 2 deri më 10 shkurt, 276 aksidente trafiku kanë marrë jetën e 183 persona dhe 241 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Ky numër është më i vogël në krahasim me numrin e viktimave dhe lëndimeve të festës së kaluar të Vitit të Ri”, njoftoi Ministria e Sigurisë Publike e Vietnamit.

Sipas ministrisë, vdekjet mesatare gjatë kësaj feste arritën në 20 raste në ditë, duke shënuar një rënie prej 28 për qind nga viti i kaluar.

Një raport nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se në Vietnam rreth 14 mijë persona në vit humbin jetët e tyre si pasojë e aksidenteve të trafikut.