VinFast mund të lansojë në SHBA një veturë elektrike shumë të lirë

Prodhuesi vietnamez i automjeteve elektrike VinFast (VFS) mund të lansojë së shpejti veturën elektrike më të lirë në SHBA.

VinFast prezantoi makinën e tij elektrike VF 3 për tregtarët amerikanë, që mund të lansohet me një çmim nën 20 mijë dollarë.

Prodhuesi po mendon të shtojë një model të pestë elektrik në ofertat e tij në SHBA që mund të shërbejë për një treg të rëndësishëm.

Prodhuesi i automjeteve elektrike aktualisht shet modelet sikurse VF e34, VF 5, VF 8 dhe VF 9, por modelet e reja janë rrugës.

VinFast po përgatitet të lansojë modelet VF 6 dhe VF 7 në Vietnam përpara dërgesave globale.