Virgin Galactic fillon fluturimet e para komerciale në hapësirë

Virgin kishte parashikuar që fluturimi i parë të kryhej në fund të Qershorit por vetëm së fundi ka përcaktuar datën.

Pas disa vitesh zhvillim, Virgin Galatic është gati të pranojë konsumatorët e parë me pagesë. Kompania konfirmoi se fluturimi i parë komercial hapësinore, Galactic 01, do të bëhet më 29 Qershor.

Ky mision inaugurues do të ketë në bord tre persona nga Forcat Ajrore Italiane dhe Këshilli Kombëtar Kërkimor të cilët do të bëjnë kërkim për mikrogravitetin.

Virgin kishte parashikuar që fluturimi i parë të kryhej në fund të Qershorit por vetëm së fundi ka përcaktuar datën.

Nëse i përmbahet axhendës së saj, Galactic 02 do të lançohet në fillim të muajit Gusht do të ketë një ekip privat. Virgin do të kryejë fluturime çdo muaj edhe pse detajet e misioneve të ardhshme nuk janë ende të disponueshme.

Të paktën dy fluturimet e para do të transmetohen live në uebsajtin e kompanisë. Virgin kreu fluturimin e parë testues në fund të muajit Maj. Kompania u përball me shtyrje dhe incidente të herëpashershme.

Fluturimin e parë testues e bëri në 2013-ën por ndërpreu përpjekjet e saj pas aksidentit fatal në 2014-ën. Fluturimet testuese nuk filluan deri në fund të 2016-ës ndërsa në 2018-ën kishte arritur më në fund hapësirën.

Ju desh të priste deri në 2021 për të kryer fluturimin e parë testues ku në bord ishte themeluesi Richard Branson. Debutimi është shumë i rëndësishëm për biznesin e Virgin. Kompania operoi me humbje prej vitesh ndërsa vetën në 2022 humbi 500 milionë dollarë.

Shërbimi komercial nuk do të arrijë të rikuperojë humbjet edhe pse bileta është 450 mijë dollarë por do ti japë kompanisë një burim të konsiderueshëm të ardhurash.