Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të votojë ekipin dialogues për Dialogun duke thënë se Kuvendit do t’ia kthejmë rolin vendimtar që duhet të ketë.
Ai ka dhënë edhe emrat e ekipit që do të jenë gjithsej 12 anëtarë: 7 nga koalicioni, 4 nga opozita dhe 1 nga shoqëria civile, njofton Klan Kosova.
Sipas dokumentit të prezantuar nga Ymeri këta janë emrat që do të jenë në ekipin dialogues:
Shpend Ahmeti
Fatmir Limaj
Enver Hoxhaj
Avni Arifi
Behgjet Pacolli
Mahir Yagcilar
Dardan Gashi
Një përfaqësues i shoqërisë civile
Dy vende të rezervuara për LDK-në dhe VV-në
Visar Ymeri
Dukagjin Gorani
Një përfaqësues shtesë nga opozita dhe një nga përfaqësues nga boshnjakët








