Visar Ymerit i kërkohet shkarkimi i Aida Dërgutit (Dokument)

Dalja në publik e një komunikimi mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në platformën Viber, ka ngjallur debat dhe reagime mes figurave më të larta të partisë.

Të premten u publikua në medie biseda e brendshme mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën deputetja Aida Dërguti e quajti “m**” deputetin Albin Kurtin.

Qysh nga publikimi i bisedës kanë filluar të reagojnë disa degë dhe nendegë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ato u janë drejtuar kryetarit Visar Ymeri duke i kërkuar që të shkarkojë Aida Dërgutin nga të gjitha funksionet e saj brenda Lëvizës.

Njëra prej këtyre nëndegëve të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë kërkuar shkarkimin e Dërgutit, është edhe nëndega e Medresesë në Prishtinë. Kjo pikë e LVV-së është shprehur e shqetësuar nga fjalori i deputetes Dërguti.