Vitamina C duhet të merret çdo ditë, por asnjëherë para kafjalli! Qe kur është koha ideale për këtë suplement

Vitamina C është një antioksidant që mund të ndihmojë te ftohjet, shërimi i plagëve pas operacionit ose përgjithësisht te forcimi i sistemit imunitar të trupit

Ndryshe nga vitaminat e tretshme në yndyrë, vitaminat e tretshme në ujë nuk mund të ruhen në trupin tuaj, kështu që ju duhet të plotësoni rregullisht vitaminën C, duke ngrënë ushqime të pasura me të ose duke marrë suplemente.

Megjithatë, marrja e vitaminës C në formë suplementi nuk lejohet në çdo moment të ditës.

Ekspertët nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë rekomandojnë që meshkujt të marrin 90 miligramë vitaminë C në ditë, kurse femrat 75.

Nëse pini duhan, shtoni 35 miligramë në këto vlera, sepse pirja e duhanit mund të zvogëlojë sasinë e vitaminës C në trup.

Robert Zembroski, specialist i mjekësisë funksionale në Darren, thotë se duhet të merret pas ushqimit.

Vitamina C është shumë acid, kështu që mund të shkaktojë të përziera kur merret me stomak bosh. Disa ekspertë sugjerojnë gjithashtu kombinimin me një vakt për të parandaluar të përzierat.

Një mundësi tjetër është të ndani dozat tuaja, thotë Zembroski. Kjo mund të përmirësojë përthithjen, të zvogëlojë mundësinë e të përzierave dhe gjithashtu mund të ndihmojë në ruajtjen e niveleve të larta të gjakut gjatë gjithë ditës, sepse nuk do të nxirrni aq shumë urinë.

Planifikimi i një doze pas të njëjtit vakt (ose vakteve të shumta ditore) çdo ditë do t’ju ndihmojë të mbani mend ta merrni atë.