Është mbledhur komisioni i posaçëm për parandalimin e koronavirusit në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se deri më tani nuk ka asnjë person me koronavirus.
Ai bëri të ditur se sot janë paraqitur 15 raste të dyshimta rezultatet e të cilëve do të dalin rreth orës 14:00.
“Para gjysmë ore ka marr raportin e ri i cili tashmë përgatitet disa herë në ditë dhe nga data 02 shkurt deri më 13.03 në laboratorin e mirobiologjisë molekulare në IKSHP janë testuar gjithsej 93 mostra të dyshimta me virusin COVID 19 dhe të gjitha kanë rezultuar negative. IKShP-ja gjatë ditës së sotme ka marrë informata nga Klinika Infektive edhe për 15 raste të dyshimta për COVID 19. Pacientët pasi u kontrolluan nga ekipi i infektologëve dhe iu morën mostrat dhe tani po presim që në orët e pasditës diku rreth orës 14 të dalin rezultatet për të cilën do të njoftoheni edhe ju edhe qytetarët e Kosovës. nga data 1 shkurt deri më datën 13 mars në aeroportin ‘Adem Jahsari’,m si dhe në pikat tokësore kufitare janë regjistruyar 5510 qytetarë”, tha ai.
IKShP-ja thekson se akoma nuk ka vend për panik, por që ka kërkuar kujdes të shtuar.