Vizita e Vuçiqit në Kosovë dhe takimi me Thaçin anulohen, shkak Ujmani

Gazeta serbe, Vecernje Novosti raporton se u është “konfirmuar” se vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë “me siguri do të anluhet”.

“Autoritetet në Prishtinë e kanë njoftuar Beogradin se presidentit të Serbisë do t’i ndalohet që ta vizitojë liqenin e Ujmanit (Gazivodës) pasi që paraqet provokim përtej të cilit Aleksandar Vuçiq nuk mund dhe nuk dëshiron që të kalojë.

Presidenti serb është afër vendimit që ta anulojë vizitën në Kosovë dhe se ka urdhëruar ndërprerjen e çdo kontakti me Prishtinë, ndërsa për vazhdimin e bisedimeve të Brukselit, takimi që është planifikuar të mbahet të premten (nesër) me siguri se do të anulohet”, thekson gazeta serbe, transmeton lajmi.net.Kjo gazetë është e afërt me Vuçiqin dhe në shumë raste e ka përcjellë mesazhin e tij duke i thirrur në “burime”.

Në anën tjetër autoritetet kosovare i kanë dhënë leje Vuçiqit që ta vizitojë Kosovën më 9 shtator