Vlera e Kuranit

Allahu i Madhërishëm përshkruan vlerën e librit të Tij, Kuranit Famëlartë në 29 – të sure.

“Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim . Ai është udhërrëfyes për të devotshmit.”[1]

“Ai të ka shpallur ty Librin, me të vërtetën e saktë, duke vërtetuar shpalljet e mëparshme. Ai i ka zbritur Teuratin dhe Ungjillin, më parë si udhërrëfyes për njerëzit dhe ka zbritur edhe Dalluesin (e së vërtetës nga e pavërteta).”[2]

“Ky Libër të është shpallur ty; le të mos ketë kurrfarë shtrëngimi në zemrën tënde për shkak të tij! Ai të është shpallur, që nëpërmjet tij të paralajmërosh jobesimtarët dhe të këshillosh besimtarët.”[3] “Elif Lâm Râ. Këto janë vargjet e Librit plot urtësi.”[4]

“Elif Lám Râ. Ky është një Libër, vargjet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë parashtruar me hollësi nga ana e Një të Urti të Gjithëdijshëm.”[5]

“Elif, Lâm, Râ. Këto janë vargjet e Librit të qartë!. Ne e zbritëm këtë Kuran në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju. Ne të tregojmë ty (Muhamed) historinë më të bukur përmes shpalljes së këtij Kurani, ndonëse ti, me të vërtetë, nuk ke qenë në dijeni më parë.”[6]

“Elif Lâm Mîm Râ’. Këto janë vargjet e Librit (Kuranit)! Ajo që të është shpallur ty (Muhamed) prej Zotit tënd është e Vërteta, por shumica e njerëzve nuk e besojnë.”[7]

“Elif Lâm Râ. Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë, në rrugën e të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd.”[8]

“Elif Lâm Râ. Këto janë vargjet e Librit, të Kuranit të qartë!”[9]

“Falënderimi i përket Allahut, i Cili i shpalli robit të Vet (Muhamedit) Librin dhe në të nuk ka asnjë shtrembërim, (një libër) të drejtë, për të paralajmëruar nëpërmjet tij, dënim të ashpër (për jobesimtarët) dhe për t’u dhënë lajmin e mirë besimtarëve, të cilët bëjnë vepra të mira, se për ta do të ketë një shpërblim të bukur (Xheneti)”[10]

“Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të Vet – Zekerijas.”[11]

“Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o Muhamed), për të të munduar. Por që të jetë kujtesë për atë që ka frikë (nga Allahu). Ai është zbritur nga Krijuesi i Tokës e i qiejve të lartë.”[12]

“I lartësuar qoftë Ai që i ka zbritur Dalluesin robit të Vet, që të jetë paralajmërues për botët.”[13]

“Këto janë vargjet e Librit të qartë.”[14]

“Tâ, Sîn. Këto janë vargjet e Kuranit, të një Libri të qartë, . Një udhërrëfyesi dhe lajmi të mirë për besimtarët.”[15] “Këto janë vargjet e Librit të qartë!”[16]

“Këto janë vargje të Librit plot Urtësi, udhërrëfyes dhe mëshirë për punëmirët.”[17]

“Shpallja e këtij Libri, pa asnjë dyshim, është nga Zoti i botëve.”[18]

“Jâ Sîn. Për Kuranin plot urtësi!”[19]

“Sâd! Betohem në Kuranin plot këshilla,”[20]

“Ky Libër është shpallur nga Allahu i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm! Njëmend, Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën. Andaj adhuro vetëm Allahun me përkushtim të çiltër për Të!”[21]

“Shpallja e këtij Libri është prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit,”[22]

“Kjo është Shpallje prej të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Ky është një Libër, vargjet e të cilit janë shtjelluar qartë, një Kuran në gjuhën arabe, për njerëzit me dije. Ai sjell lajme të mira dhe paralajmërime, por shumica e njerëzve ia kthejnë shpinën dhe largohen padëgjuar.”[23]

“Dhe kështu pra, Ne të kemi shpallur ty një Kuran në gjuhën arabe, për të paralajmëruar popullin e Mekës dhe ata rreth saj; për t’i paralajmëruar ata për Ditën, e cila do të vijë me siguri: kur të gjithë njerëzit do të tubohen, disa në Xhenet e disa në Xhehenem.”[24]

“Betohem në Librin e qartë!. Në të vërtetë, Ne e kemi shpallur Kuranin në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju, e ai është te Ne, në Librin kryesor (Leuhi-mahfûdh), i lartësuar dhe plot urtësi.”[25]

“Betohem në Librin e qartë!. Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues.”[26]

“Ky Libër është shpallur prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Urtit.”[27]

“Ky Libër është shpallur prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Urtit!”[28]

“Kâf. Betohem në Kuranin e lavdishëm!”[29]

Përgatiti: Muhamed Selmani

[1] – Sure Bekare: 2

[2] – Sure Ali Imran: 3-4.

[3] – Sure A’raf: 2

[4] – Sure Junus: 1.

[5] – Sure Hud: 1.

[6] = Sure Jusuf: 1-3.

[7] – Sure Ra’d: 1.

[8] – Sure Ibrahim: 1.

[9] – Sure Hixhr: 1.

[10] – Sure Kehf: 1=2.

[11] – Sure Merjem: 2.

[12] – Sure Taha: 2-4.

[13] – Sure Furkan: 1.

[14] – Sure Shuara: 2.

[15] – Sure Neml: 1-2.

[16] – Sure Kasas: 2.

[17] – Sure Lukman: 2-3.

[18] – Sure Sexhde: 2.

[19] – Sure Jasin: 1-2.

[20] – Sure Sad: 1.

[21] – Sure Zumer: 1-2.

[22] – Sure Gafir: 2.

[23] – Sure Fussilet: 2-4.

[24] – Sure Shura: 7.

[25] – Sure Zuhruf: 2-4.

[26] – Sure Duhan: 2-4.

[27] – Sure Xhathije: 2.

[28] – Sure Ahkaf: 2.

[29] – Sure Kaf: 1. /ao