Vetëm shikoni shpërblimet për atë që i fal këto namaze!
Sipas Aliut, r.a., kur Pejgamberi ynë, Muhamedi s.a.v.s., është pyetur për vlerën e namazit të teravisë dhe për shpërblimet e faljes së tyre tha:
NATA E PARË – Allahu i Madhërishëm ua falë mëkatet të gjithë besimtarëve.
NATA E DYTË – Mëkatet tuaja, duke përfshirë mëkatet e prindërve tuaj besimtarë, do të jenë të falura.
NATËN E TRETË – Nën Arshin (Fronin e Allahut) një melek do të thërras: “O ju që besuat, që veprat e mira i bëni me sinqeritet, Allahu u ka falur mëkatet e mëparshme.”
NATËN E KATËRT – Do të fitosh shpërblime (sevape) sikur ta kesh lexuar Tevratin, Zeburin, Ingjilin dhe Kur’anin fisnik.
NATA E PESTË – Do të fitosh shpërblime të barabarta me atë i cili falë namazin në Mesxhidi -Haram, Medine – Munavveri dhe Mesxhidi – Aksa.
NATE E GJASHTË – Do të fitosh shpërblimet e tavafit të cilin e kryejnë shtatëdhjetë mijë engjëj në Bejtul-Ma’m?r (Qabenë në qiell), në qiellin e shtatë.
NATA E SHTATË – Do të fitosh sevape sikur sevapet e njerëzve të mirë të cilët e ndihmuan Musan a.s., kur luftonte kundër Faraonit dhe Hamanit.
NATA E TETË – Shpërblimet për natën e tetë të namazit të teravisë, janë të barabarta me çmimet të cilat u janë dhuruar Ibrahimit a.s.
NATA E NËNTË – Shpërblimet për këtë natë janë të barabarta me shpërblimet e dhuruara Muhamedit s.a.v.s.
NATA E DHJETË – Allahu i Madhërishëm i përshkruan të gjithë të mirat e botës për ty.
NATA E NJËMBËDHJETË – Çmimi i kësaj nate është se, kur një besimtar lë këtë botë, ai do të shkojë me iman (besim).
NATA E DYMBËDHJETË –Në Ditën e Ringjalljes (Jevmul-Kijame) do të paraqitesh me një fytyrë të tillë të ndritshme, një dritë që shkëlqen katërmbëdhjetë muaj.
NATA E TREMBËDHJETË – Në ditën e ringjalljes (Jevmul-Kijame) do të jesh i shpëtuar nga çdo e keqe.
NATA E KATËRMBËDHJETË – Në ditën e ringjalljes (Jevmul-kijame) engjëjt do të dëshmojnë për namazin e teravisë që e ke falur. Bazuar në këtë dëshmi, Allahu i Madhërishëm do ta dhuroi hyrjen në Xhenet pa llogaridhënie.
NATA E PESËMBËDHJETË – Të gjithë melekët e Arshit dhe Kursisë do ta lusin Allahun xh.sh. të të mëshiroj.
NATA E GJASHTËMBËDHJETË – Allahu i Madhërishëm do të jap urdhër: do të të lirojë nga Xhehenemi dhe do të lejojë hyrjen në Xhenet.
NATA E SHTATËMBËDHJETË – Allahu xh.sh. do të dhuroj të mirat të cilat i janë dhuruar Muhammedit s.a.v.s.
NATA E TETËMBËDHJETË – Këtë natë, meleku do të thotë se Allahu është i kënaqur me ty dhe me prindërit e tu, besimtarë.
NATA E NËNTËMBËDHJETË – Shpërblimi për këtë natë është se Allahu Madhërishëm do të jap shpërblim edhe më të madh në Xhenet.
NATA E NJËZET – Këtë natë Allahu i Madhërishëm do të shpërblejë me shpërblimet e shehidëve dhe njerëzve të devotshëm.
NATA E NJËZET E NJËTË – Këtë natë Allahu xh.sh do të të ndërtoj një shtëpi me një dritë në Xhenet.
NATA E NJËZET E DYTË – Në vendin e ringjalljes do të paraqitesh pa ankesa dhe shqetësime.
NATA E NJËZET E TRETË – Këtë natë Allahu xh,sh, do të dhuron një kopsht në Xhenet.
NATA E NJËZET E KATËRT – Këtë natë Allahu xh.sh.do t’i plotësojë njëzet e katër dua (lutje).
NATA E NJËZET E PESTË – Allahu xh.sh. do të ngrit dënimin e Tij nga varri yt.
NATA E NJËZET E GJASHTË – Allahu xh.sh. do t’i rrisë shpërblimet tuaja edhe për dyzet vjet.
NATA E NJËZET E SHTATË – Shpërblimi për këtë namaz të teravisë është se do kesh mundësi të kalosh Urën e Siratit si vetëtima.
NATA NJËZET E TETË – Do të të ngritet pozita në Xhenet për një shkallë.
NANA E NJËZET E NËNTË – Allahu i Madhërishëm do të japë shpërblimin e barabartë me shpërblimin e një mijë haxheve të pranuara.
NATA E TRIDHJETË – Duke falur namazin e teravisë të kësaj nate, do të jesh njeri nga shumica, të cilët në Ditën e ringjalljes (Jevmul-Kijame) do ta dëgjojnë Allahun në Xhennet duke thënë: “Ushqehu me çfarë fruti dëshironi, pastrohu me ujë Selsebil, dhe pi ujë nga Kevtheri! Unë jam Zoti e ti je robi im!”
Nga gjuha boshnjake përktheu dhe përshtati: Esat Rexha