Vojvoda: Ne gjithmonë japim më të mirën, kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve

Mërgim Vojvoda ka deklaruar se futbollistët e Kosovës janë të gatshëm të japim maksimumin në sfidën kundër Greqisë, që luhet ditën e mërkurë.

‘Dardanët’ në Ligën e Kombeve, të mërkurën takohen me Greqinë, në kuadër të Ligës C

“Jemi të gjithë gati për lojë, nuk ka lidhje kush luan apo a kemi lojtar në dispozicion. Loja nuk do të jetë e lehtë, i kemi luajtur dy lojë tani për pesë ditë, kjo është e tretë për 7 ditë”, ka deklaruar Vojvoda, përcjell lajmi.net.

“Do të japim 100 për qind në fushë, jemi gati si mentalisht dhe fizikisht, shpresoj se do të shkojë mirë nesër”.

Në ndeshjet e fundit sikur i ka munguar zjarri i ndeshjeve të fundit, a mund të presim rikthimin e ekipit?

“Atë e kemi në çdo ndeshje, ndoshta nuk po vërehet, është pandemia, por po luajmë pa tifozë, është krijuar mendimi që nuk po japim 100 për qind, por pa tifozë jemi duke luajtur”.

“Kjo është mungesa, por ne me gjithë shpirt dhe zemër luajmë në fushë, dhe nesër kysmet nga minuta e parë deri në fund”./Lajmi.net/

Mesazhi për kritikat ndaj lojtarëve?

“Ma shumë se lojtarët askush nuk e do fitoren, të gjithë, çdo lojtarë hynë për fitore, nuk kemi ardhur këtu për të fjetur, por për të fituar lojën”.

“E kemi një fat të keq këto ndeshje, por duhet ditur është pandemia, kemi pasur lojtarë me COVID-19, të lënduar, të merren parasysh këto. Tifozët të rrijnë pas nesh, i gjithë populli të na mbështes”.