Volkswagen prezanton Golfin e ri, me shumë stil – fuqi e butona

Volkswagen edhe zyrtarisht ka prezantuar Golfin e ridizajnuar që bartë mbishkrimin Mk8.5, për të qëndruar si konkurrent i denjë në tregun ku po dominojnë crossoverët.

Golfi i ri ka një dizajn “më të mprehtë”, sistem të ri të infotainment, duke sjellë përmirësime të dukshme mekanike, kurse për blerësit në Evropë do të jetë i disponueshëm si “hatchback” dhe karavan

Gjithashtu do të ofrohet edhe si eHybrid, GTE plug-in dhe GTI, derisa varianti më praktik (karavan) është shfaqur në pakon e R-Line.

Në ofertë mungojnë modelet R që bëjnë tërheqje me të katër rrotat si dhe GTD me naftë me performancë të lartë.

Ndryshimin më të madh në eksterier e paraqesin dritat e rifreskuara LED, ku modeli më i shtrenjtë ka dritat e përparme “full-LED”

Ndryshimin më të madh në brendësi e paraqet gjenerata e ardhshme e sistemit infotainment, ku aty është ekrani 10.4-inç në formë të tabletit në modelin më të lirë, derisa në atë më të shtrenjtë 12.9-inç.

Modelin bazik do ta vë në lëvizje motori 1.5 litërsh TSDI me 150 kuaj-fuqi, kurse në të dy rastet fuqia motorike bartet në rrotat e përparme dhe do të ketë ndërrues manual me gjashtë shpejtësi.

Versioni i “butë” hibrid do të ketë gjithashtu motor 1.5 litërsh eTSDI që ofron fuqinë e njëjtë, por që ka ndërrues automatik me shtatë shpejtësi.

Ata që duan më shumë fuqi, duhet të zgjedhin 2 litërshin TSDI me ndërrues me shtatë shpejtësi DSG, që prodhon 204 kuaj-fuqi.

Është interesant të përmendet se ai “flitet fare” për atë me tre cilindra 1 litërsh TSI që ishte përdorur në modelet më të hershme.

Kur bëhet fjalë për versionin me naftë, dihet se TDI do të jetë i disponueshëm në dy variante. Në të parin do të ketë ndërrues manual me gjashtë shpejtësi që prodhon 115 kuaj-fuqi si dhe në të dytin me ndërrues DSG me shtatë shpejtësi që ka 150 kuaj-fuqi. Të dy versionet bëjnë tërheqje me rrotat e përparme.

Ata që nuk duan Golfin me naftë, aty është eHybrid me 204 kuaj-fuqi, që ka ndërrues automatik DSG me shtatë shpejtësi. Modeli i elektrifikuar përdor bateri më të madhe me kapacitet nga 10.6 deri në 19.7 kWH, kurse rrezja e tij e veprimit është deri në 100 kilometra. eHybrid i mëparshëm nga Golfi mund të përshkonte 80 kilometra duke përdorur vetëm motorin elektrik.

Sa i përket modeleve hibride, tani ata përkrahen nga mbushësi AC me fuqi prej 11 kW në vend të mëparshmit prej 3.6 kW, si dhe mbushësin DC prej 50 kW që për 25 minuta do të mund të mbushë baterinë deri në 80 për qind. Me baterinë e plotë dhe rezervuarin e mbushur, nga VË vlerësojnë se mund të përshkojë 1 mijë kilometra. Versioni më mbresëlënës, Golf GTE ofron fuqinë e kombinuar prej 272 kuaj-fuqi.