Von der Leyen dhe Borrell nisen për në Kiev, do takohen me Zelenskyn

Presidentja e Komisionit Europian dhe përfaqësuesi i BE-së Josep Borrell janë nisur për në Kiev mëngjesin e sotëm.

Von der Leyen postoi në Twitter një foto duke zbritur nga një tren me mbishkrimin “duke shkuar në Kiev.

Edhe Borrell përmes një postimi në Twitter bëri me dije se është nisur drejt Kievit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do të ketë bisedime në Kiev sot, 8 prill me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha në televizionin kombëtar zëdhënësi i presidentit ukrainas Sergii Nykyforov.

Ai tha se detaje të tjera të bisedimeve nuk do të njoftohen për arsye sigurie. Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha të martën se kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, do të udhëtojë gjithashtu në Kiev këtë javë. /oranews