Von der Leyen: Inteligjenca artificiale mund ta përmirësojë jetën tonë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar të enjten me shefin ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman.

Von der Leyen ka thënë se inteligjenca artificiale mund të nxisë përparim të madh dhe ta përmirësojë jetën e njerëzve.

Megjithatë, ajo ka shtuar se duhet të reduktohen rreziqet dhe të ndërtohet besimi ndaj kësaj teknologjie.

“Për t’u përshtatur me shpejtësinë e zhvillimit të teknologjisë, kompanitë e AI-së duhet të luajnë rolin e tyre. BE-ja do të punojë me partnerët globalë dhe palët e interesuara drejt inteligjencës artificiale të besueshme”, ka shtuar ajo në Twitter. /koha